Andis Harasani, ish-deputeti dhe politikani shqiptar, ka ndërruar jetë në New York pas një beteje me një sëmundje të rëndë. Lajmin e hidhur e ka ndarë edhe Fatmir Mediu, i cili ka shprehur dhimbjen për humbjen e mikut të tij.
Advertisements
Mediu tregoi se kishte pasur një bisedë të fundit me Harasanin më 12 shkurt, kur ai i rrëfeu për gjendjen e tij shëndetësore dhe për trajtimin në një spital në New York. “Edhe në momentet e tij më të vështira, Andisi mbeti një njeri i fortë dhe me shpresë,” u shpreh ai, duke i shprehur ngushëllime familjes.
Advertisements
“Me hidhërim të thellë mora lajmin se Andis Harasani ndërroj jetë në New York nga një sëmundje e rëndë.
🔹Ndoshta ndanim bindje të ndryshme politike, por ruanim një miqësi të vecantë kur Andia ishte në Shqipëri edhe më vonë kur u shkëput në Amerikë.
🔹Në datën 12 shkurt, më Andis më shkruajti për të më pyetur si jam, dhe më the se jam me tumorr, pastaj biseduam në tel për herë të ku më tregoj për sëmundjen e tij të rëndë dhe më tha se po kurohej në “Sloan Kettering në New York”, ishte i lodhur dhe i mundura shumë nga sëmundja por prapë ishte i fortë dhe me shpresë.
🔹Andisi ishte një mik i rrallë dhe në momentet e tij të vështira prapë kishte përkujdesjen dhe këshillën e një njeriu të mencur.
🔹Prehu në paqë miku im edhe pse larg dheut dhe vëndit tënd. Zoti i dhëntë forcë bashkëshortes dhe familjes tënde për të kapërcyer këtë moment shumë të vështirë.
Qoftë i paharruar kujtimi yt mik i mirë dhe gjithmonë i gjendur me zemër të madhe për këdo që kishte një hall”, shkruan Mediu.