Forcat e Repartit të Neutralizimit të Elementëve të Armatosur, RENEA, kanë zhvilluar një stërvitje në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Advertisements
Gjashtë efektivë janë bërë pjesë e konkursit “Swat challange” për të treguar aftësitë e tyre. Deri më tani, është zhvilluar faza e parë e testimit, ajo e garës teknike.
Advertisements
Në këtë organizim marrin pjesë 73 forca speciale nga e gjithë bota.
Forcat RENEA, ashtu si dhe forcat e tjera, do të testohen në 5 kategori të ndryshme, Gara Taktike, Kursi i pengesave, Shpëtimi i Oficerëve, Sfida e Kullës dhe Gara e Sulmit.
Skuadra e vendit të parë do të marrë 80,000 USD, 40,000 USD për vendin e dytë, 30,000 USD për vendin e tretë, 15,000 USD për vendin e katërt dhe shuma në rënie për vendet e pesta deri në të dhjetin.
Sfidat ditore do të shpërblehen gjithashtu, ekipi i vendit të parë do të marrë 5000 USD, ekipi i vendit të dytë 3000 USD dhe ai i vendit të tretë 2000 USD.