“Fortunë” në policinë e Fierit, pezullohen nga detyra 5 efektivë

by editor

5 efektivë të policisë së Fierit janë pezulluar nga detyra me akuzën e falsifikim dhe shpërdorim detyre.

Advertisements

Gjykata e Fierit, pas kërkesës së Prokurorisë, ka dhënë masat e sigurimit personal ndaj personave nën hetim E.M, D.V, E.B, V.Th dhe F.H.

Advertisements

Këta shtetas dyshohet se në cilësinë e punonjësit e policisë të Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, që lidhen me praktikat të kundërvajtjeve administrative që kryenin shtetas të ndryshëm duke i përshtatur ato sipas kërkesave të kundërvajtësve.

Për të pesë punonjësit e policisë gjykata caktoi masat e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”,

You may also like