FOTO LAJM/ Kukësi qan Erlindin që humbi jetën dje te Rruga e Kombit

by editor

Mediat raportuan dje për një aksident me vdekje në Rrugën e Kombit pranë Kukësit. Bëhet fjalë për Erlind Mustafajn, i cili humbi kontrollin e mjetit teksa po lëvizte në këtë aks për shkak të sasisë së madhe të ujit në rrugë, ndërkohë që një tjetër u lëndua dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Advertisements

Famlja Mustafaj pritet të kryejë ritet mortore për ta dërguar në banesën e fundit pas mesditës së sotme, ndërkohë që qyteti po qan të riun.Disa faqe kanë postuar foton e tij në Facebook duke ngushëlluar familjarët pas aksidentit të djeshëm.

Advertisements

Aksidentet janë të shpeshta në Rrugën e Kombit dhe sidomos në aksin ku humbi jetën Mustafaj. Një vit më parë, pikërisht në të njëjtin vend u përmbys edhe një betoniere duke zënë poshtë shoferin.

Rruga në atë aks është shumë e rreshqithshme, ndërkohë që pritet mbyllja e urës, e cila ka tejkaluar çdo afat.

You may also like