Fotoja e mësipërme është e efektivit të policisë Edlir Alleshi, i cili u plagosur ditën e sotme.
Advertisements
Mësohet se Alleshi në momentin e plagosjes ishte në ndjekje të një personi që lëvizte me armë me vete.
Burime bëjnë me dije se efektivi ka marrë një plumb në bark, ndërkohë gjendja e tij deri më tani duket e stabilizuar.
Advertisements
Sakaq, në ndjekje të autorit janë vënë shërbimet e tjera të Forcave “Shqiponja”, Patrullat e Përgjithshme, dhe Njësitë Speciale Operacionale si dhe janë bllokuar hyrje-daljet e të gjitha rrugëve për të bërë të mundur arrestimin e këtij shtetasi.
Ministri i Brendshem Taulant Balla mesohet se ka vizituar ne spital efektivin e plagosur.