Një gjë e pazakontë ndodhi sot në Serbi.
Advertisements
Një billboard në qytetin e Valevës ka shfaqur një imazh teksa shihet një shqiponjë me dy krerë me plis në kokë që ka “kapur për fyti” një shqiponjë që ka në prapavijë flamurin e Serbisë.
Advertisements
Fotografia është publikuar në Instagram nga faqja “valjevo_live”. “Në qendër të qytetit është shfaqur ky billboard. Besohet se është hakuar dhe konsiderohet si një provokim”, thuhej në postim.
Ndërkohë, një person që pretendon të jetë pronar i billboardit, ka reaguar në komentet e postimit.
“Jam pronari i billboardit që është hakuar mbrëmë. E fikëm menjëherë sapo e kuptova, dhe rasti do të raportohet tek autoritetet përkatëse”, ka shkruar ai.
Ende nuk ka asnjë deklaratë zyrtare mbi atë që ka ndodhur.