Foto/ Vrau shqiptarin për një vend parkimi, 68-vjeçari grek del nga gjykata i veshur me antiplumb dhe pranga në duar

by editor

Ky është 68-vjeçari grek, i cili vrau gjakftohtësish shqiptarin mesditën e së premtes (15 shtator) me dy plumba në kokë. Ai doli nga Gjykata e Pireut me pranga në duar, i veshur antiplumb dhe nën masa të rrepta sigurie.

Advertisements

“Kemi pasur prej disa vitesh përplasje. Makinat i vendosin nga parkingu në trotuar. Ata po bllokonin rrugët. E kisha shprehur indinjatën time shumë herë. Nuk doja që të përfundonte kështu”, raportohet se ka thënë ai për hetuesit.

Advertisements

You may also like