Vajza që shihni në foto është 24-vjeçarja Rayyan Alwan e cila u gjet pa shenja jete në një apartament me qira në vendin tonë. Ndërkohë sot po ashtu është bërë publik momenti kur 24-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj, 49-vjeçari Fadi Alwan mbërritën në Shqipëri, nga aeroporti i Rinasit më 19 Shkurt.
Advertisements
Çifti shihen të qetë duke ecur krah njëri-tjetrit në aeroport, ndërsa mësohet se kishin ardhur si turistë në Shqipëri. Viktima dhe bashkëshorti i saj 25 vite më i madh raportohet se jetonin në Gjermani, nga edhe ku kishin mbërritur në Rinas, ndërsa në aeroport janë prezantuar me dokumente greke.
Advertisements
Pasi kanë marrë një taksi ata janë akomoduar në banesën e marrë me qira tek Blloku i Ambasadave, ku dyshohet se 3 ditë më vonë, konkretisht më 22 Shkurt ndodhi edhe vrasja ku 49-vjeçari masakroi me thikë bashkëshorten e tij.
Ndërkohë trupi i pajetë i viktimës Rayyan Alwan u gjet pesë ditë më vonë, më 27 Shkurt, me plagë të shumta në trup. Grupi hetimor ka dyshime të forta se kemi të bëjmë me një vrasje me paramendim pas analizimit të gjitha veprimet e autorit, Fadi Alwan. Bashkëshorti i viktimës pasi kryerjes së krimit e ka mbuluar trupin me çarçaf dhe ka dalë shumë qetë nga banesa ku ishin akomoduar.
Policia ka këqyrur kamerat e sigurisë në zonë dhe më datë 22 shkurt 49 vjeçari në pamje filmike shfaqet duke u larguar nga zona e rrugës së Kavajës dhe po më datë 22 shkurt është larguar në mbrëmje nga aeroporti i Rinasit në drejtim të Greqisë.