FOTOLAJM/ Momenti kur studentët e Mjekësisë qëllojnë me vezë Ministrinë e Arsimit

by editor

Studentët e Mjekësisë kanë dalë sërish në protestë këtë të mërkurë

Advertisements

Studentët e Mjekësisë kanë dalë sërish në protestë këtë të mërkurë (11 tetor) kundër ligjit që i detyron të qëndrojnë në Shqipëri, 5 vite pas përfundimit të studimeve.Në shenjë proteste, studentët kanë qëlluar me vezë godinën e institucionit arsimor. Të pozicionuar para Ministrisë së Arsimit, ata kërkojnë dorëheqjen e zv.ministres së Arsimit Albana Tole dhe përballje me ministren Ogerta Manastirliu.

Advertisements

Kujtojmë që dy ditë më parë u bë publike tarifa 240 mijë lekë të rinj që studentët duhet të paguajnë për një vit akademik, nëse nuk duan të ofrojnë shërbim mjekësor në vendin e tonë deri në 5 vite. Por studentët kanë paralajmëruar se nuk do ta nënshkruajnë kontratën.

Studentët kanë paralizuar qarkullimin e automjeteve në Rrugën e Durrësit, duke u ulur në mes të rrugës.

“Si mund të kurojnë duart e prangosura”, shkruhet në një nga pankartat që mbajnë në duar.

You may also like