Fotot/ Këta janë dy “killerat” që vranë boksierin Besar Nimani sapo doli nga lokali në Gjermani

by editor

Dy ditë pas vrasjes së boksierit nga Kosova, Besar Nimani janë publikuar edhe fotot e dy autorëve të dyshuar. Mediat raportojnë se bëhet fjalë për shtetasit Ayman Dawoud Kirit dhe Hüseyin Akkurt.

Advertisements

Sipas medias gjermane Presseportal, Prokuroria publike e Bielefeldit dhe policia po u kërkojnë ndihmë qytetarëve që të gjejnë dy 33 vjeçarët të dyshuar për vrasjen e boksierit, Besar Nimani.

Advertisements

“Ayman Dawoud Kirit dhe Hüseyin Akkurt dyshohet se kanë qëlluar në rrugë një 38-vjeçar nga Bielefeld të shtunën, 9 mars 2024”, shkruan Presseportal.

Personat e dyshuar për vrasjen e boksierit nga Mitrovica janë ende në arrati.

Vrasja e boksierit Besart Nimani në Gjermani, identifikohen 3 autorët, njëri prej tyre serb

Autoritetet policore në Gjermani kanë arritur të identifikoj tre persona si të dyshuar për vrasjen e Besart Nimanit, boksierit nga Kosova, i cili u vra të shtunën e 9 marsit në Gjermani.

Tre personat e dyshuar janë një serb dhe dy kurdë.

Kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi vëllai i boksierit, Berat Nimani, duke shtuar se do të bëhen publik edhe identitet e tyre.

“Më kanë informuar që nesër (sot) bëhet publik identiteti i tyre, janë futur edhe në listën e INTERPOL-it. Dihet me emra dhe mbiemra kush janë. Të dyshuar janë një serb dhe dy kurdë”, tha ai.

Më tej sipas informatave që policia ka, mendohet se të dyshuarit janë larguar nga Gjermania.

You may also like