Fshehën 15 kg kokainë në bagazhin e makinës, arrestohet shqiptari dhe shoqëruesja e tij italiane

by editor

Një 52-vjeçar shqiptar dhe shoqëruesja e tij 37-vjeçare italiane janë arrestuar ditën e djeshme në Bolzano të Italisë.

Advertisements

Mësohet se në bagazhin e automjetit të dyshes u gjetën nga qeni i policisë 15 çanta të mbyllura me 15 kilogramë kokainë që në tregun e zi kap vlerën prej të paktën 1.5 milionë eurosh.

Advertisements

Operacioni u krye gjatë natës mes të premtes dhe të shtunës gjatë një postblloku pranë kabinës së pagesës së autostradës në jug të Bolzanos.

Nga kontrollet rezultoi se shoferi shqiptar i shoqëruar nga një italiane, ishte me precedentë penalë për drogë.

Makina ishte e regjistruar në emër të një personi të tretë, gjithashtu shqiptar me histori të mëparshme penale në fushën e lëndëve narkotike.

Advertisements

You may also like