Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

by editor

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit, Rexhep Gjuni dhe vëllait të gjyshes, Arben Selaj, e cila është shpallur në kërkim, pasi që nga e shtuna ka marrë pa të drejtë nipin e saj nga e ëma.

Advertisements

Pas çasteve të para, gjyqtarja e seancës vendosi zhvillimin e saj me dyer të mbyllura.

Advertisements

Avokatja Arta Gecaj tha për mediat se prokuroria do vazhdojë hetimet, ndërsa theksoi se nuk mund të bëjë të ditur asnjë detaj në lidhje me çësthjen, sepse kemi të bëjmë me një të mitur.U mbyll seanca për caktimin e masës së sigurimit. Është marrë në vendim. Në kushtet kur kemi të bëjmë me një të mitur, nuk mund të thuhet asgjë sepse është sekret hetimor. Tani do vazhdojë prokuroria hetimet. Është vendos ajo që ishte “Arrest me burg” nuk ka ndryshuar asgjë. Nuk mund të thuhet asgjë më shumë se kaq”, tha ajo.

Nëna ka bërë apel mes lotësh vjehrrit t’ia kthejnë djalin, pasi sipas saj e kanë ata. Kontrollet për gjetjen e tij po vazhdojnë me intensitet në të gjitha zonat e mundshme. Ille Gjuni 22 vjeçe e ka fëmijë të vetëm, djalin 3 vjeç. Ajo thotë se pas vdekjes së të shoqit në aksident e dërgonte djalin te gjyshërit, por pas vizitës të gjyshërit nuk e kthyen më te e ëma.

Duke qenë se çështja konsiderohet tejet e ndjeshme për shkak të ngjarjeve në familjen Gjuni, që në shkurt të vitit 2023 humbi njërin nga dy djemtë, policia është treguar e kujdesshme në trajtimin e rastit, ndërkohë që nëna tejet e dëshpëruar pret të marrë në krah fëmijën e saj. Ile Gjuni thotë për TCH se nuk ka dijeni ku mund ta ketë çuar dhe lutet që fëmija të jetë mirë, në shëndet të plotë dhe t’i kthehet sa më parë.

Ajo hedh poshtë pretendimet për konflikt mes saj dhe gjyshërve të djalit në lidhje me përfitimet pasurore pas vdekjes së bashkëshortit.

Gjykata e Durrësit ka caktuar:

1. Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit, të personit nën hetim R.Gjuni, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 109/2 e 25 të K.Penal.

2. Caktimin e masës së sigurimit personal ndaj personit nën hetim R. Gjuni, atë të “Arresit në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

3. Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit, të personit nën hetim A. Selaj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 109/2 e 25 të K.Penal.

4. Caktimin e masës së sigurimit personal ndaj personit nën hetim A. Selaj, atë të “Arresit në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

5. Urdhërohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës dhe Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

6. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë brenda 5(pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Zhdukja e 3-vjeçarit, gjyshi dhe kunati i tij dalin para Gjykatës së Durrësit! Gjyshja në arrati

Gjyshi i 3-vjeçarit që u zhduk në Durrës ka dalë para gjykatës. Gjyshi Rexhep Gjuni dhe kunati i tij, Arben Selaj do të njihen sot me masën e sigurisë.

Report Tv sjell pamjet e tyre brenda kafazit të qelqtë të gjykatës, ku gjyshi i 3-vjeçarit është veshur me një xhaketë ngjyrë bezhë.

Deri më tani nuk ka asnjë gjurmë nga 3-vjeçari, ndërsa gjyshi nuk është treguar bashkëpunues, duke mos dhënë asnjë detaj se ku mund të jetë nipi.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se deri më tani nuk është konfirmuar që djali të jetë larguar jashtë shtetit, por pasi ka dyshime që mund të kenë kaluar ilegalisht nga kufiri me Kosovën.

Dyshimet janë që gjyshja e tij Bahrije Gjuni është me djalin brenda Shqipërisë, duke jetuar në ndonjë shtëpi me qira. Gjithsesi largimi nga Shqipëria mbetet ende një pistë hetimi.

Kërkimet për gjetjen e të miturit janë përqendruar në Has, aty ku ka origjinën familja Gjuni. Mësohet se janë kontrolluar 15 banesa në zonën e Krumës ku mendohej se mund të strehohej Bahrija me nipin.

Për zhdukjen e 3-vjeçarit, policia ka arrestuar gjyshin Rexhep Gjuni, 60 vjeç dhe Arben Selaj, vëllai i gjyshes së 3-vjeçarit. Në kërkim është shpallur gjyshja Bahrije Gjuni, 57 vjeç, dhe vëllai tjetër i saj Flamur Selaj, 43 vjeç. Gjyshi Gjuni nuk ka ndihmuar grupin hetimor, duke mos dhënë asnjë të dhënë se ku mund të ndodhet i mituri.

Dramën e rëndë familjare e ka rrëfyer 23-vjecarja Ile Gjuni, e cila deklaroi se problemet me ish-vjehrrit kanë lindur pasi i vdiq bashkëshorti në aksident.

Ajo ka shkuar të jetojë tek prindërit e saj po në zonën e ish-kënetës, ndërsa ish-vjehrrit vazhdimisht kërkonin kujdestarinë e 3-vjeçarit, gjë që nuk iu takon me ligj. Për të ulur tensionet ajo e çonte djalin tek gjyshërit gjatë fundjavave, por të shtunën ata kanë refuzuar ta kthejnë fëmijën e mitur, me pretendimin se do ta rrisin vetë.

You may also like