“Fund i dhimbshëm për 27-vjeçarin e zhdukur – trupi i pajetë gjendet në mal, ja çfarë thotë policia”

Pas më shumë se katër ditësh kërkimesh, sot është gjetur i pajetë 27-vjeçari Ajet Lleshi, banor i fshatit Kishaj në Has, i cili kishte humbur kontaktet me familjen që prej mëngjesit të 6 prillit.

Advertisements

Lleshi u shpall i humbur pas një dite kur doli për të prerë dru në pyll dhe nuk u kthye më. Lidhur me ngjarjen, pas gjetjes së trupit të pajetë ka reaguar edhe policia e cila zbulon detaje nga operacioni i kërkimit.

Advertisements

Në vijim të informacionit të dhënë më datë

“07.04.2025, për humbjen e kontakteve të shtetasit A.Ll., 27 vjeç me familjaret e tij, ju informojmë se:

Si rezultat i kërkimeve të pandërprera të kryera nga Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me Grupin e Kërkim-Shpëtimit të ardhur nga Kosova, Policinë Kufitare, Emergjencën Civile, banorët e zonës dhe familjarët e 27 vjeçarit, është bërë e mundur gjetja e trupit të pajetë të 27 vjeçarit, në një zonë të pyllëzuar malore mes fshatrave Kishaj dhe Cahan.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 27 vjeçarit dhe dokumentimit ligjor të rastit”, thuhet në reagim.