Furgoni del nga rruga, dy të plagosur në aksin rrugor Korçë-Bilisht

by editor

Një aksident me pasojë plagosjen e 2 persona ka ndodhur aksin rrugor Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Cangonj.

Mësohet se mjeti ‘Taksi’ ka qenë furgon udhëtarësh brenda të cilit kanë qenë duke udhëtuar nga Korça në drejtim të Bilisht 5 persona, dy prej të cilëve kanë ngelur të plagosur ndërkohë që e tre të tjerët janë dërguar për kontroll mjekësor në spitalin e Bilishtit.Burimet nga policia rrugore thanë se ngjarja ka ndodhur kur drejtuesi i mjetit ka lënë një kthesë të fortë në afërsi të stacionit të Zemblakut.

Advertisements

Nuk përjashtohet mundësia që ka udhëtuar me shpejtësi aq sa e ka pasur të pamundur të mbajë mjetin në kontroll, i cili ka përfunduar në anën tjetër të rrugës.

You may also like