11 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë u plagosën kur një furgon pasagjerësh u përplas me një kamion në shtetin verilindor të Brazilit Bahia, njoftuan sot autoritetet
Advertisements
Aksidenti ndodhi mëngjesin e të hënës teksa dy automjetet po lëviznin në një autostradë në rajonin malor të Sapanta Diamantina, i cila është një destinacion i njohur turistik.
Advertisements
Furgoni mbante 16 persona, nëntë prej të cilëve ishin anëtarë të së njëjtës familje që po ktheheshin në qytetin e Rui Barbosa nga Boa Vista do Tupim, rreth 70 kilometra larg.
“Njëmbëdhjetë persona humbën jetën, tetë fëmijë dhe tre të rritur”, tha Ney Diaz, kryebashkiak i qytetit të Rui Barbosa, për radiostacionin Sociedade. Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta.