Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka firmosur një lëvizje pas marrjes së detyrës.
Advertisements
Dhimitraq Ziu, i cili deri më tani ka mbajtur detyrën si drejtues i Policisë së Dibrës, tashmë do të ketë një post të ri.
Advertisements
Ziut i është besuar posti i drejtuesit të Drejtorisë së Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit.
Në këtë detyrë, ai do të zëvendësojë Bledar Çelikun, i cili është emëruar në Akademinë e Sigurisë.
Advertisements
Dhimtraq Ziu drejtoi Policinë e Dibrës për 2 vite me radhë, ndërsa më herët ka mbajtur detyrat e zëvendësdrejtorit të Policisë së Durrësit dhe Tiranës për Rendin dhe Sigurinë publike.
Ndërkohë që Ziu ka marrë detyrën e re, pritet që shumë shpejt, Proda të hapë konkurse për drejtuesit e Komisariateve të qarqeve. Procedura e zgjedhjes së tyre do të jetë e njëjtë me atë të zgjedhjes së tij.
Kandidatët do të dorëzojnë aplikimet dhe një plan pune, e pasi të verifikohen nga një Komision i Posaçëm, kandidati me më shumë pikë, do të zgjidhet drejtor në qarqe.