Një ngjarje e paprecedentë si dhe e çuditshme ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet në zonën e Shkozës.
Advertisements
Kandidati i PD për deputet në Tiranë, Rivelino Çuno ka denoncuar në polici një grua e cila ka penguar një aktivitet elektoral që po zhvillonte në Shkozë.
Advertisements
Ka qenë një grua e moshës 42 vjeçe e cila është shqetësuar nga zhurmat afër pallatit, dhe ka dalë duke bërtitur dhe ofenduar pjesëmarrësit në këtë takim.
“Pasditen e djeshme, shtetasi R. C., 38 vjeç, kandidat për deputet i një subjekti politik, ka njoftuar Policinë se ishte penguar gjatë aktivitetit të tij elektoral, në Shkozë.
Shërbimet e Policisë kanë kryer veprimet për rastin dhe kanë shoqëruar në komisariat, shtetasen Sh. S., 42 vjeçe, banuese në Shkozë, e cila ka deklaruar se i ka ofenduar pjesëmarrësit në këtë aktivitet pasi ishte shqetësuar nga zhurmat e krijuara afër pallatit ku ajo banon dhe se nuk e ka ditur arsyen e këtij aktiviteti.”
Rivelino Çuno, është kandidat i PD në listën e hapur për qarkun e Tiranës, si dhe kryetar i PEISH.