Ky është futbollisti, Bledar Hajdari, i cili humbi jetën pasi pësoi atak kardiak në fushën e lojës.
Advertisements
28-vjeçari u dërgua në spital pasi pësoi atak në gjysmëfinale e kampionatit 9×9, por nuk arriti që të mbijetojë.
Advertisements
Sfida mes FC Dajtit dhe FC Lumninesen, mbrëmjen e së martës, është ndërprerë dhe braktisur pas ngjarjes së rëndë që ka ndodhur në pjesën e parë.
Futbollisti Bledar Hajdari. 28 vjeç, i skuadrës së Dajtit, ka pësuar atak kardiak në fushë gjatë ndeshjes që luhej në “Shtëpinë e Futbollit”.
Lojtari nuk i ka mbijetuar dot këtij episodi dhe ka ndërruar jetë.
Reagimi i FSHF:
Federata e Futbollit shpreh tronditjen e thellë për ngjarjen tragjike të ndodhur sot gjatë ndeshjes së vlefshme për gjysmëfinalet e kampionatit të futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League Albania”, FC Dajti-FC Lumninese në Shtëpinë e Futbollit .
Gjatë ndeshjes futbollisti i FC Dajtit, Bledar Hajdari, ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është rrëzuar në fushën e lojës.
Menjëherë i është dhënë ndihma e shpejtë, duke e transportuar urgjentisht me ambulancën e pranishme në ndeshje për në spitalin e Traumës.
Për fat të keq, pavarësisht asistencës mjekësore dhe të gjitha përpjekjeve për ta rikthyer në jetë, futbollisti ka ndërruar jetë.
FSHF i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Hajdari dhe ekipit të FC Dajtit për këtë humbje të madhe që ka shokuar të gjithë komunitetin e futbollit shqiptar.
Në këto momente të vështira, Federata Shqiptare e Futbollit qëndron pranë familjes, miqve dhe bashkëlojtarëve të Bledar Hajdarit, duke ndarë me ta pikëllimin për këtë ndarje të parakohshme dhe të rëndë.