Futbolli shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta ish-sulmuesi i njohur

by editor

Futbolli lushnjar është në zi, pasi është ndarë nga jeta një nga ikonat e Lushnjës, ish-sulmuesi Mimi Xhoxhi. Ka qenë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ai që përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë lajmin për komunitetin futbolldashës në vend.

Advertisements

“Lajmi për ndarjen nga jeta ish-sulmuesit të Lushnjës, Mimi Xhoxhi, ka prekur gjithë komunitetin e futbollit shqiptar. Ai ishte një emër i spikatur, duke dhënë kontribut si futbollist dhe trajner te Lushnja. I shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes, së afërmve dhe miqve të Xhoxhit! Prehu në paqe Mimi Xhoxhi!”, shkruan Duka.

Advertisements

Për ndarjen nga jeta të emblemës së futbollist lushnjar ka reaguar edhe kryetarja e Bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan: : Trishtues lajmi për ndarjen nga jeta të njërit prej emrave emblemë të futbollit lushnjar dhe jo vetëm, Themi (Mimi) Xhoxhi. Kontributi i jashtëzakonshëm si lojtar dhe trajner, padiskutim e fusin Mimi Xhoxhin në panteonin e legjendave të sportit në #Lushnjë! I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve! Prehu në paqe Mimi Xhoxhi!”

You may also like