Futbollisti shqiptar i shënon PSG-së pas vetëm tre minutave lojë dhe hyn në histori! Kupa e Francës sjell çudira

Kevis Gjeci, futbollisti shqiptar i ka shënuar PSG-së në Kupën e Francës.

Advertisements

jeci luan me modestët e Espaly dhe është kapiteni i këtij ekipi.

Advertisements

Në turin e 1/16 Espaly u mposht 2-4, por tifozët vendas shijuan epërsinë pas vetëm tre minutave lojë me shqiptarin Gjeci.

Më pas PSG u imponua dhe përmbysi rezultatin, por ndeshja e Kupës nuk ishte aq e lehtë për miqtë.

Vlen për t’u theksuar se Gjeci ka qenë pjesë e Sopotit në Shqipëri dhe më pas ka luajtur në nivele të ulëta në Francë, teksa pasioni për futbollin u shpërblye me golin kundër milionerëve të PSG-së dhe më pas festë me ‘shqiponjë’.