G Bani i “qepet” pas Danjës: Je yll, ke shumë klas! Të kam bërë tatuazh, do të mbaj … (Video)

G Bani është rikthyer në shtëpinë e “Vëllait të Madh” me qëllime dhe synime të qarta.

Advertisements

Përpos faktit që do të vijojë të shkaktojë sherre me banorët, ai ka vendosur që t’i shprehë pëlqimin e tij Danjës dhe t’i mbushë mendjen kësaj të fundit se ndjenjat e tij ndaj saj janë të vërteta dhe jo si pëlqimi ndaj Valbonës i cili sipas reperit ishte në “kuadër të lojës”.

Advertisements

Në një moment, G Bani i është drejtuar Danjës me fjalë të bukura duke i thënë se do ta mbajë mend gjithë jetën. Por, kjo e fundit pesimiste ndaj ndjenjave të reperit ia ka përmendur Valbonën me të cilën vepronte po njësoj.

“Jo asnjëherë”, iu përgjigj G Bani i cili më pas vazhdoi duke e ndjekur nga mbrapa banoren dhe po shkonte kudo ku ajo shkonte nëpër shtëpi.

Pjesë nga biseda:

G Bani: Je shumë e bukur, je shumë e mirë, ke shumë klas je shumë yll. Do të të mbaj mend gjithë jetën!

Danja: Mjafton mos të më thuash legene dhe eksperte e virgjërisë.

G Bani: Po as ti mos më thuaj më shtazë. As ti mos më thuaj më bën mua si i virgjër, jo për gjë po nuk jam. Do më japësh pak nga parfumi jot.

Danja: Jo nuk ta jap.

G Bani: Po ma jep, do të ta blej.

Danja: Kështu ke bërë edhe me Valbonën

G Bani: Jo asnjëherë!