Debatet brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh” mes G Banit dhe Gjestit, kanë degraduar në përfshirjen e familjarëve në bisedë me qëllim ofendimin dhe denigirimin e personit përballë. Në lidhje me këtë situatë, ka reaguar dhe këngëtari Blero, ish banor i “Big Brother VIP Kosova”.
Advertisements
E gjitha ka nisur pasi Gjesti për të provokuar G Banin i ka përmendur emrin e Valbonës, konkurente po në të njëjtin format, ndërsa G Bani ka reaguar duke thënë se Valbona quhet mami dhe motra e Gjestit, dhe më pas i përshëndet ato.
Advertisements
Kjo ka sjellë më pas një ndarje të shtëpisë në kampe pro dhe kundër, por fjalëve ofenduese të G Banit kundër Gjestit, i është bashkuar dhe Jozi.
Blero gjatë një interviste për Top Channel teksa u pyet në lidhje me këtë situatë, ka thënë shprehimisht: “Po dhe ne i bëjmë të fala motrës dhe nënës së G Banit”.
Ai është tërhequr menjëherë nga kjo situatë duke i kërkuar falje në rrjete sociale familjarëve të G Banit në lidhje me deklaratën e tij, duke thënë se fjalët e tij ishin në formën e sarkazmës dhe se nuk kishte për qëllim të ofendonte askënd.
@te_dudi Gjesti vs G Bani #gjesti #bigbrothervipalbania ♬ original sound – Dudi