G Bani ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të tij me një postim të ri në rrjetet sociale, ku shfaqet krah për krah me Xhenetën.
Advertisements
Në këtë fotografi, ai ka bërë të ditur se ndodhet në Kosovë dhe ka shfrytëzuar rastin për të uruar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Advertisements
Në mbishkrimin e fotografisë, G Bani ka shkruar thjesht: “Urime festën e Pavarësisë”, duke lënë të kuptohet se po e shijon këtë ditë të veçantë në shoqërinë e Xhenetës.
Ky postim ka ngjallur menjëherë reagime të shumta, sidomos pas ngjarjeve të fundit që çuan në përjashtimin e tij nga Big Brother VIP Albania.
Siç dihet, G Bani u përjashtua nga shtëpia e BBVA pas një incidenti ku ai goditi në fytyrë Gjestin.
Tani, me këtë foto të re, fansat po spekulojnë mbi marrëdhënien mes G Banit dhe Xhenetës, duke u pyetur nëse mes tyre ka diçka më shumë sesa një miqësi.
Pavarësisht spekulimeve, G Bani vazhdon të ketë vëmendje edhe jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Albania.