Gafa e Onana tek United është e turpshme: Shokët e skuadrës nuk mund të përmbanin veten (Video)

Manchester United i drejtuar nga Amorim ende nuk po arrin të gjejë vazhdimësinë në rezultate për të dalë nga situata e vështirë në renditje, e cila nuk është aspak në përputhje me emrin dhe buxhetin e lartë të pagave të klubit.

Advertisements

Pas barazimit me kryesuesit e Liverpool dhe fitoreve në FA Cup ndaj Arsenal dhe në Premier League kundër Southampton, Brighton i ka dhënë fund serisë pozitive të “Djajve të Kuq” duke triumfuar në “Old Trafford” me rezultatin 3-1.

Advertisements

Kjo humbje ka nxjerrë sërish në pah problemet kronike të skuadrës së teknikut portugez, ku një ndër to është edhe forma e portierit André Onana, i cili përsëri është bërë protagonist për një gafë të rëndë që i dha golin e tretë ekipit kundërshtar dhe vulosi humbjen e United.

Portieri 28-vjeçar kamerunas bëri një gabim aq të rëndë, sa që kësaj here as shokët e skuadrës nuk mundën ta fshehin zhgënjimin e tyre për gafën që sapo kishte ndodhur.

Një krosim i ulët dhe i ngadaltë nga distanca i Yasin Ayari-t nuk dukej si një rrezik i madh, por Onana e menaxhoi keq situatën, duke u shtrirë për të kapur topin, i cili megjithatë i rrëshqiti nga duart dhe përfundoi te këmbët e Georginio Rutter, i cili e dërgoi lehtësisht në rrjetë.