“Garda mund të futet në Kuvend, por jo policia”/ Murrizi e ‘zbulon’: Ja kush e dha urdhërin për FNSH-në

by editor

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Myslim Murrizi në një intervistë u shpreh se policia nuk mund të futet në Kuvend, por vetëm Garda. Murrizi shtoi se urdhërin që FNSH të ishte në Kuvend e ka dhënë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda.

Advertisements

Murrizi: Kjo e sotmja është e rëndë sepse nuk mundet policia e shtetit të futet brenda gardhit rrethues të institucionit të Kuvendit. Parlamenti është institucioni suprem i këtij vendi, ne jemi Republikë Parlamentare. Edhe në Kushtetutë dhe në Rregullore të Kuvendit, mbarëvajtjen e punimeve, sigurimin e jetës së deputetëve, ruajtjen e qetësisë gjatë seancave e kontrollon vetëm Garda e Republikës.

Advertisements

Nuk I lejohet asnjëlloj polici me kapele që të shkelë brenda territorit të Kuvendit, veçse Gardës së Republikës. Në hiearki, urdhrin e ka dhënë Drejtori i Policisë, Ilir Proda. FNSH lëvizin me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm. Madje RENEA edhe me miratim të ministrit. Nëse kanë qenë të FNSH-së, urdhërin e ka dhënë Drejtori I Përgjithshëm, Ilir Proda.

Por cilido që të jetë urdhëruesi, ose Proda ose Ministri Hoxha ka cënuar pavarësinë dhe integritetin e institucionit nga ku burojnë të gjitha pushtetet në një Republikë Parlamentare. Arroganca dhe grykësia për pushtet e kësaj mazhorance nuk njeh vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që rregulloren e Spiro-Ramës e ka rrëzuar.

Advertisements

You may also like