Gati 1 vit i izoluar/ Berisha zbulon si e kalonte kohën e lirë: Çdo orë doja…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot në emisionin “Open” për 331 ditët që qëndroi në izolim shtëpie për shkak të masës së arrestit që rëndonte ndaj tij për dosjen “Partizani”.

Advertisements

Berisha tha se çdo orë ai mendonte për lirinë, ndërsa tha se arrestimi i tij ishte akt i shëmtuar politik.

Advertisements

Më tej ai tregoi se si e kalonte ditën në izolim shtëpie, ku tha se kohën e kalonte duke lexuar dhe duke shkruar.

Sali Berisha: Çdo orë unë doja të isha i lirë, sepse ishte akt politik më i shëmtuari. Procesi ndaj Berishës ishte i shëmtuar. Në politikë je i detyruar t’i llogarisësh të gjitha, përndryshe më mirë ndiq një rrugë tjetër. Njeriu kur ka një vendim i qendron atij vendimi. Nuk më shkonte mendja se në Shqipëri do vendosej një narkodiktaturë, e cila do dokumentonte me burgosjen dhe ndjekjen politike të 3 liderëve të partive kryesore opozitare. Diktatura e bandës nuk njeh asnjë rregull, asnjë ligj.