Edhe pse martesa nuk i shkoi shumë mirë.
Advertisements
Këngëtarja Xhensila Myrtezaj është shprehur se beson në dashuri dhe se çdokush duket të ndihet i dashuruar.
Advertisements
Xhensila Myrtezaj tha se për momentin nuk ka kohë, është e fokusuar tek fëmijët dhe se ka nevojë të qëndrojë pak vetëm pas një lidhje të gjatë.
Edhe pse tha se beson ende te dashuria, këngëtarja tha se tani nuk e ka hapësirën e kohës për t’iu përkushtuar një marrëdhënieje.
“Mos lëntë Zoti njeri pa dashuri, sigurisht që besoj fort dhe të gjithë e meritojnë të ndihen të dashuruar. Besoj për momentin nuk kam kohë, realisht kam ardhur nga një lidhje e gjatë dhe kam nevojë të qëndroj me veten time. Kam sfidë të jashtëzakonshme në jetën time dhe duhet të qëndroj pranë fëmijëve të mi. Nuk e kam hapësirën e kohës për t’iu përkushtuar një dashurie”, u shpreh këngëtarja.