Gatoi ‘hallvën e vdekjes’ për Ilnisën, reagon motra e Erjolës

by editor

Ditën e djeshme, një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në shtëpinë e BBV, ku Erjola pas debateve të shumta me Ilnisën dhe Meritonin, ka gatuar një një hallvë, e quajtur “hallva e vdekjes për çiftin Ilnisa-Meriton”.

Advertisements

“Si lojtare s’do ta bësh gjumin rehat, si banore po iki të ta ha hallvën. Figurativisht, për mua ke vdekur…”, ka thënë Erjola.

Advertisements

Ky veprim ka sjellë shumë debate tek banorët, ku shumë prej tyre e kanë kritikuar këtë veprim të Erjolës. Sigurisht që kjo e ka prekur shumë Ilnisën, e cila e quajti të shëmtuar që t’i urosh dikujt vdekjen dhe madje ka shpërthyer në lot.´

Pas kësaj ngjarjeje, ka reaguar vëllai i Ilnisës, e cili ka bërë një postim në profilin e tij të Instagramit, ku shihet së bashku me vajzën e gazetares, Anaisin.

Ndërsa ditën e sotme, ka ardhur edhe reagimi i motrës së Erjolës, e cila nuk e kupton pse njerëzit kanë reaguar kaq ashpër ndaj Erjolës, dhe sipas saj Ilnisa e ka hiperbolizuar situatën.

“Nuk e kuptoj pse kanë reaguar kaq ashpër kur është brenda ‘kuadrit të lojës’. Nuk jam brenda Ilnisës por mendoj që Ilnisa e ka bërë më të madhe seç duhej”.

You may also like