Gazetari Artan Hoxha thotë se Ervis Martinaj është vrarë, por policia nuk e ka konfirmuar ende një gjë të tillë sepse nuk arrin ta provojë.
Advertisements
Duke iu referuar një deklarate të sotme të ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, Hoxha tha se me të pranohet pikërisht kjo gjë.
Advertisements
“Ervis Martinaj më 17 maj u shpall njeriu më i kërkuar në Shqipëri. Në 9 gusht 2022 ai u zhduk papritur. Ai u rrëmbye dhe u asgjësua. Që nga ajo kohë, kryeministri i la drejtorit të policisë 100 ditë afat. Kanë kaluar 1 vit e një muaj. Nga ai moment është thënë që policia nuk e provon dot, jo që nuk e di. Të gjithë këta brenda policisë që kanë lidhje me grupet i dinë gjërat. Ajo që lë të kuptohet Balla është se policia e di çfarë ka ndodhur dhe po mundohet ta provojë.
Kur ka ndodhur ngjarja e Martinaj, Sky dhe Ecro kishin dalë nga qarkullimi. Por policia ka kanale të tjera për ta provuar. Mendoj se deri në njëfarë pike, policia nuk ka pasur interes ta zbardhte. Policia e di se çfarë ka ndodhur. Janë pamjet video, por nuk ka kufomë.”
Hoxha tha se krimi është financiarisht më i fortë se organizata e policisë, e cila ka për detyrë ta luftojë.
“Nuk është më ‘98 kur kalonte hashashi me mushka. Nëse ne flasim që Ervin Mata mund t’i humbë në një natë gjysmë milioni euro në një kazino, për këtë flasim. Krimi ka buxhet më të madh se Ministria e Brendshme. Si mund të lësh një polic me 500 mijë lekë rrogë. Policëve u vjedh edhe te kapelja, edhe te uniforma. Nuk kanë naftë e nuk flasin dot. Dyshoj se kjo bëhet edhe qëllimisht.”