Gazetari bën deklaratën e fortë: Ja pse Ilir Meta është arrestuar qëllimisht në autostradë

by editor

Gazetari Ardit Rada i ftuar në Intervistën e Ditës me Ermal Peçin e cilëson një mënyrë të drejtë dhe të mirë menduar arrestimin e Ilir Metës në një vend publik. Sipas gazetarit ky arrestim ishte i planifikuar për të ndodhur në atë aks rrugorë pasi vetëm në këtë mënyrë mund të shmangen pretendimet për keqtrajtim dhe spekulime të tjera. Ndër të tjera Rada ka zbuluar se Ilir Meta nuk e ka deklaruar asnjëherë adresën e banesës së tij dhe asnjeri nuk e di vendin ku jeton Ilir Meta.

Advertisements

“Unë kam një tjetër qasje nga shumica për arrestimin e Ilir Metës. Problemi ishte që Ilir Meta të mos e dërgonte vetën në dorën e policisë, sepse po shkove në dorë të policisë do kesh dajak. Policia nuk është shkollë të të mësoj si të zbresësh nga makina. Ilir Meta është arrestuar qëllimisht para Caza Italias për të shmangur spekulimet e më vonshme, siç janë ato që kemi dëgjuar që e rrëmbyen me maska.

Advertisements

Pra u zgjodh një vend publik, me trafik ku ai nuk mund të largohej për shkak të trafikut me prezencën e mijërave qytetarëve me shpresë që këta qytetarë ta filmonin, pikërisht për këtë arsye që të shmangen spekulimet për keqtrajtim. Sepse po ta kishin arrestuar në një ambient tjetër do të dëgjonim akuza të llahtarshme. Është një pretendim i madh që pse Ilir Meta u mor ashtu, po këta që e mbrojnë harrojnë që Ilir Meta është tallur me këtë shtet edhe nuk deklaronte as adresën e shtëpisë. Askush nuk e di ku jeton Ilir Meta ai ka deklaruar si shtëpi selinë e partisë.”- tha Rada.

You may also like