Bledi Mane i ftuar këtë mëngjes në Vila24 ka folur për eksperiencën e tij prej shumë vitesh në gazetari ku ka ndarë projektet e tij për verën.
Advertisements
Gazetari foli për një projekt muzikor e artistik i cili do të ketë tur në disa qytete të Shqipërisë.
Advertisements
Në këtë rrëfim ai tha që këtij turi do t’i bashkohet ish banori i Big Brother Vip 2, Armaldo Kllogjeri. Mane tha se Luizi nuk do të jetë pjesë duke zbuluar dhe arsyen.
“Është një festival artistik i cili do të ketë një tur në disa qytete të Shqipërisë me qëllim që edhe këto qytete të jenë aktive gjatë verës.
Advertisements
Maestro do të jetë pjesë e këtij turi por Luizi jo, pasi shifrat për ta paguar janë 20 mijë euro e lart. Ish banorët janë të fokusuar vetëm për të rritur “K-të”, në një kohë kur instagrami im është sulmuar 3 herë nga cerrat e Luizit,” tha Bledi Mane duke zbuluar për herë të parë dhe arsyen pse u bë pjesë e këtij formati.
“Ishin kolegët e mi ata që më nxitën të bëhem pjesë duke u bazuar dhe në eksperiencë time në burg dhe televizion. Kur hyra kisha plane por kur mbyll derën e asaj shtëpie çdo gjë nuk është ashtu si pret ti të jenë.
Unë gjeta Oltën, Luizin, Maestron dhe Kristin që kuptoheshin vetëm me sy, gjeta dhe vajza që ishin duke fjetur gjumë si përshembull ajo vajza nga Kosova se i kam harruar dhe emrin”– tha Bledi duke lënë të nënkuptohet se raporten e tij me këngëtaren Nita janë prishur përfundimisht!