Gazetari Igli Çelmeta, i ftuar në një program televiziv ka folur dhe zbuluar detaje mbi ngjarjet kriminale që kanë tronditur vendin përgjatë vitit që po lëmë pas.
Advertisements
Ai zbuloi se nga gjithë atentatet mafioze që kanë ndodhur në vend, vetëm një prej tyre është zbardhur, më konkretisht vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë.
Advertisements
Sa i përket një prej rasteve më të komentuara në vend, atij të Ervis Martinajt i cili prej kohësh rezulton i zhdukur gazetari zbuloi se e vërteta mbi fatin e tij po mbahet e fshehtë.
Sipas tij shteti dhe autoritetet kanë informacione dhe e dinë të vërtetën e asaj që ka ndodhur me atë që njihej si “mbreti i lojërave të fatit” në vend.
“Nga atentatet mafioze është zbardhur vetëm një ngjarje, vrasja e Ardian Nikulajt dhe është zgjidhur nga bashkëpunimi i të fejuarës së porositësit të vrasjes. Sa i përket atentateve të tjera mafioze nuk kemi asnjë të zbardhur. Po ashtu kemi të zbardhur vrasjen në Fier ku u vra Elton Javori.
Të gjitha atentatet e tjera të këtij viti nuk janë zbardhur. Kjo është një kambanë alarmi për vendin. Nëse autoritetet nuk mund t’i parandalojnë vrasjet, të paktën duhet t’i zbardhin.
Shteti dhe policia e shtetit e dinë të vërtetën për fatin e Ervis Martinajt, por nuk e bëjnë publike. Se kur e bëjnë publike do ta shohim. Mendoj se ata kanë informacione se çfarë ka ndodhur me Martinajn”, u shpreh ai mes të tjerash.