Gazetari i njohur i bën thirrje SPAK: Marklen Haka mund të zbardhë vrasjen e bankierit Artan Santo

by editor

Marklen Hakës, i shpallur në kërkim si pjesë e “Bandës së Niklës”, një nga grupet më të rrezikshme kriminale të Fushë Krujës, që tentoi të vriste kreun e kësaj bande Durim Bamin, iu hodhën prangat ditë më parë.

Më 6 shkurt, rreth orës 14:00 RENEA “mësyu” në Nikël, ku dhe bënë të mundur arrestimin e 33-vjeçarit, i cili fshihej në banesën e një prej kushërinjve të tij në afërsi të Liqenit të Bacungut. Këmbë zbathur, me bluzë të bardhë e pantallona të shkurta, Marklen Haka u arrestua nga forcat RENEA të cilët kishin 4 ditë që ishin duke e mbajtur në vëzhgim.

Advertisements

Lidhur me arrestimin e tij ka folur së fundmi edhe gazetari Flamur Vezaj i cili thotë se drejtësia duhet t’i japë 33-vjeçarit statusin e “pentitos”.

Përmes një postimi në “Facebook”, Vezaj thotë se 33-vjeçari mund të jetë “çelësi” i SPAK për të zbardhur një sërë ngjarjesh kriminale të cilave deri më sot kanë mbetur të akrivuara dhe pa një zgjidhje.

Advertisements

Një prej këtyre çështjeve sipas gazetarit është dhe vrasja e bankierit Artan Santo, më 26 qershor të vitit 2014.

“Është e vështirë të ndodhë, por Marklen Hakes duhet ti jepet imunitet nëse bindet të bashkëpunojë. Ai mund të zbulojë shumë ngjarje të arkivuara dhe të pazgjidhura, përfshirë edhe atë të bankierit Santo! Thuajse për çdo vrasje mes bandave, për hakmarrje, konflikte biznesi apo interesa të botës së krimit, porositësit kalonin fillimisht nga Nikla!”, shkruan gazetari.

Advertisements

Më 26 qershor të vitit 2014 Tirana dhe e gjithë Shqipëria u trondit nga vrasja e një prej biznesmenëve më të fuqishëm të vendit, Artan Santos. Por, ndonëse kanë kaluar 10 vite nga kjo vrasje ende nuk dihet kush e vrau dhe pse.

You may also like