Gazetari Osman Stafa dorëzon në SPAK provat për mungesën e kimioterapive: Situatë e frikshme është edhe kontrabanda e ilaçeve

by editor

Gazetari i News24, Osman Stafa në fjalën e tij para SPAK , u shpreh se ishte në Prokurorinë e Posaçme që të dorëzonte prova në lidhje me mungesën e kimioterapive dhe medikamenteve të nevojshme për pacientët e sëmurë me tumore dhe kancer.

Advertisements

Ai ka shtuar se një kallëzim i bërë prej tij më parë në Prokurorinë e Tiranës, u përball me një vendim skandaloz për mos hetim të rastit.

Advertisements

Stafa u shpreh se e frikshme është edhe situata e krijuar me kontrabandën e ilaçeve.

“Të dhëna konkrete, i kërkova SPAK të disponojë dosjen e mungesës së kimiove për fëmijët. Bëra kallëzim në Prokurorinë e Tiranës por nuk u hetua si rast. Atje ka prova dhe dëshmi që flasin për mungesa të frikshme të mungesave të kimiove për fëmijët.

Prokuroria e Tiranës mori një vendim skandaloz

QSUT deklaron që ka edhe më shumë mungesa.
Situatë e frikshme është edhe kontrabanda e ilaçeve. Kontrabandistët hyjnë në Onkologjik dhe u thonë mjekëve më sill pacientë të blenë tek unë, sepse kështu ka ndodhur.

Mjekët duhet të marrin trajtim psikologjik sepse vdekja për ta është bërë normalistët”, tha ai.

(BalkanWeb)

You may also like