Gazetari publikon mesazhin tronditës të pacientes me sëmundjen e rëndë: Nuk e blej dot ilaçin, “po vdes”…

Në një postim në rrjetet sociale, gazetari i njohur Osman Stafa, ka denoncuar një rast tejet të rëndë, se si një qytetare e ka të pamundur të sigurojë medikamentin kundër kancerit, për shkak të pamundësisë ekonomike për ta blerë atë.

Advertisements

Gazetari Stafa ka publikuar mesazhin e një pensionisteje nga Patosi, e cila përpos sëmundjes së diabetit i është shfaqur edhe ceroza në mëlçi, dhe më pas i ka prekur organet e tjera jetësore.

Advertisements

“Zonja Ministre e Shëndetësisë Albana Koçiu lexojeni këtë mesazh”, shkruan gazetari Osman Stafa teksa publion mesazhin denoncues:

Referuar mesazhit të bërë publik, qytetarja ankohet se përveç gjendjes së rënduar për shkak të sëmundjes, nuk mundet ta sigurojë ilaçin pasi shteti nuk e ofron mundësinë e rimbursimit.

Edhe pse i është drejtuar Fondit të Rimbursimit të Ilaçeve, qytetarja shkruan se as aty nuk ka gjetur zgjidhje.

Përmes këtij denoncimi dhe mesazhit të zonjës së moshuar të bërë publike, gazetari Osman Stafa, i ka kërkuar ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu, që t’i japë zgjidhje rastit dhe atyre të ngjashme me to./B.news