Gazetari tregon arsyen e e pazakontë pse Naimi mohoi në gjykatë vrasjen e Liridonës

by editor

Tre të arrestuarit për vrasjen e Liridona Ademajt dolën një ditë më parë në gjykatë, për t’u njohur me masën e sigurisë.

Advertisements

Gjatë kësaj seance, bashkëshorti i së ndjerës, Naim Murseli, mësohet se u tërhoq nga deklarata fillestare, ku kishte pranuar se kishte qenë ai porositësi i vrasjes së 30-vjeçares.

Advertisements

Gazetari Vullnet Krasniqi tha se ky veprim vjen pasi 33-vjeçari kërkon të shmangë dënimin maksimal.

“Ajo që dihet deri më tani është që Naim Murseli e ka ndryshuar deklaratën, nga pranimi kur është arrestuar tashmë ai në gjykatë ka thënë që nuk ka marrë pjesë në organizimin e vrasjes. Ky është një hap i ri, që sipas të gjitha gjasave ka ardhur nga ideja që nëse prokuroria e akuzon atë vetëm për shtytje drejt vrasjes, ai nuk mund të dënohet aq shumë, me dënim maksimal, sikurse dënohet nëse e ka organizuar e porositur. Të gjitha faktet deri më tani tregojnë për një organizim të mirë”, tha ai.

Liridona Ademaj, nënë e dy djemve të vegjël u vra mbrëmjen 29 nëntorit në rrethinat e Prishtinës.

3 persona u vunë në pranga për ngjarjen e rëndë. Bashkëshorti i saj Naim Murseli, i cili akuzohet se e porositi vrasjen e gruas, ekzekutori Granit Plava dhe nipi i Murselit, Kreshnik Kokalla, i akuzuar si bashkëpunëtor në këtë krim. Për 3 të arrestuarit gjykata caktoi një ditë më parë 30 ditë paraburgim.

You may also like