Gazetari zbulon detaje nga dosja e Prokurorisë për Naim Murselin

by editor

Gazetari Labinot Lepashtica ka treguar detaje nga dosja e Prokurorisë për Naim Murselin, bashkëshorti i Liridona Ademajt, për të cilën thuhet se u vra me porosi të Naimit.

Advertisements

Naim Murseli fillimisht e ka pranuar porositjen e vrasjes së gruas së tij gjatë deklarimit të tij, ndërsa në seancën e mbajtur në caktimin e masës së sigurisë ai nuk e ka pranuar, pra ka pasur një tërheqje.

“Sipas dosjes së prokurorisë rezulton që armën i dyshuari Naim Murseli ja ka vënë në dispozicion Granit plavës i cili dyshohet se e ka kryer vrasjen. Nuk kemi të dhëna se kush ja ka siguruar vrasjen Naim Murselit dhe kosideroj që kjo është një çështje që duhet të zbulohet dhe më pas mundet të na hapë dhe pista të tjera të hetimit.
Naim Murseli fillimisht e ka pranuar porositjen e vrasjes së gruas së tij gjatë deklarimit të tij në polici, prokurori, ç’ka rezulton më pas që në seancën e mbajtur në caktimin e masës së sigurisë ai nuk e ka pranuar, pra kemi pasur një tërheqje. Kjo na bën të mendojmë që gjatë kësaj periudhe, 48-orëshi i ndalimit, ka pasur një ndryshim të strategjisë së mbrojtjes.”, tha gazetari.

Advertisements

You may also like