Genc Fuga shpërthen në lot në mes të emisionit, video nga surpriza emocionuese

by editor

I ftuar në emisionin “Rudina”, ka qenë aktori i njohur Genc Fuga. Genci dukej në formë shumë të mirë pas ditëve të vështira që kaloi kur pësoi një goditje në tru dhe rikuperimi nuk ishte i lehtë.

Bashkëshortja e fëmijët e tij i bënë Genc Fugës një surprizë në studio, duke i dërguar një buqetë me lule dhe një letër ku shkruheshin fjalë dashurie për aktorin.

Ky i fundit nuk mund t’i mbante dot lotët e gëzimit, ndaj i thotë moderatores së programit që ta lexojë letrën.

Genc Fuga: Më fal, por unë nuk mund ta lexoj dot këtë. Është shumë e bukur.

Rudina Magjistari: A mund ta lexoj unë?

Advertisements

Genc Fuga: Po të lutem.

Rudina Magjistari: Okej po e lexoj unë. Genc Fugës nga bashkëshortja dhe tre vajzat e tij: “Të kesh një baba si ty është fat! Ti je dhe do të mbetesh gjithmonë shembulli, krenaria, e mbi të gjitha, shoku ynë. Të duam shumë!”

Advertisements

https://www.instagram.com/rtvklan/?utm_source=ig_embed&ig_rid=74797479-d31d-4f3b-8043-28744cc5752a

You may also like