Parlamenti i Kosovës i përfshi të enjten nga përleshjet fizike ndërmjet deputetëve të Partisë Demokratike dhe përfaqësuesve të pushtetit.
Përleshjet shpërthyen derisa kryeministri Albin Kurti po fliste për situatën në veri të Kosovës dhe pajtimin që është arritur me Bashkimin Evropian për hapat e parë drejt uljes së tensioneve. Fjalimi i tij u pengua nga deputetët e opozitës duke brohoritur dhe duke e cilësuar si “gënjeshtar”.
Advertisements
U desh ndërhyrja e sigurimit të kryeministrit për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa kryetari i Parlamentit kërkoi edhe ndërhyrjen e policisë.
Advertisements
Në hapje të seancës së parlamentit deputetë të opozitës vendosën përballë ulëseve të qeverisë mbishkrime që kishin të bëjnë me kritikat ndaj pushtetit pasi për disa ditë me radhë portali Nacionale publikoi disa biseda të shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me përfaqësues të Listës Serbe, përfshirë nënkryetarin e kësaj partie, Milan Radojçiç, i cili është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara “përfshirje në krim të organizuar dhe korrupsion”
Advertisements