“Gentjan Bejtja ishte duke punuar te shtëpia e babait kur u vra”/ Gazetarja Klodiana Lala zbardh detaje të reja nga hetimet: Autor i dyshuar ‘ushtari’ i Ervis Martinajt

by editor

Hetuesit kanë rindërtuar skenën e atentatit qe ndodhi të premten si pasojë e të cilit u vra Gentian Bejtja pranë shtëpisë së tij në Larushk të Fushë-Krujës. Nga dëshmitarët që panë atë që ndodhi, nga provat e mbledhura dhe nga ekzaminimet në vendngjarje dyshohet se atentatorët kanë qenë katër. Ata e kanë ndjekur Gentian Bejtjan, i cili deri në orën 16.25 të se premtes ishte të shtëpia e prindërve që jetonin pranë tij dhe më pas u nis të kthehej në banesë. Pikërisht në këto momente atentatorët e kanë qëlluar dhe ai për te shpëtuar, ka vrapuar drejt serës, te dera e së cilës mbeti i vdekur nga plumbat. Pas realizimit të atentatit, ata janë laguar menjëherë drejt Thumanës me një fuoristradë Land Rover, e cila u gjet e djegur në fshatin Hasan të fushë krujës, së bashku me armët e krimit brenda.

Advertisements

Pak para se të ndodhte krimi, në zonë ishte ndërprerë energjia elektrike dhe për pasojë as kamerat e sigurisë nuk kanë funksionuar gjatë momenteve të atentatit. Policia po heton disa pista, por ende nuk ka identifikuar autorët e krimit. Klodiana Lala mëson se i dyshuar për këtë ngjarje është edhe Elion Hato një operacion për arrestimin e të cilit u zhvillua dje.

Advertisements

Ish-polici i burgjeve Gentian Bejtja ka qenë shënjestër e disa atentateve, dhe ka qenë i skeduar nga policia për disa ngjarje të rënda, përfshirë vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në 2012. Ai ka qenë personi i fundit që ka takuar Enver Stafukën para se të rrëmbehej në mes të Fushë-Krujës nga persona të kamufluar si policë natën e 8 shkurtit 2015 dhe që atëherë të zhdukej pa gjurmë. Korrikun që shkoi Bejtjas i bënë antenat në banesë, ku nga të shtënat me armëve u vra kunati i tij, Ramazan Sino dhe u plagosen dy fëmijët e tij të mitur. Bejtja ndodhej në makinë me ta, por pak minuta para se të mbërrinte në vilën e tij në Larushk, ai zbriti nga mjeti duke i shpëtuar atentatit. Për krimin në fjalë u arrestua dhe u lirua më pas Valter Bami, me të cilin Gentjan Bejtja kanë pasur përplasje të forta. Prej atëherë, ish-polici i burgjeve I kishte larguar fëmijët e tij jashtë shtetit dhe qëndronte i fshehur deri sa u gjet nga atentatorët.

You may also like