“Geraldi e vrau Eraldon tek shkallët e hotelit”, Klodiana Lala zbulon prapaskenat: Ja si u zbulua vrasja e Eraldo Nevruzit, detajet që çuan në identifikimin e autorëve

by editor

Klodiana Lala trajtoi mbrëmjen e sotme vrasjen e 31-vjeçarit Eraldo Nevruzit, i cili kishte shkuar për të punuar në një prej hoteleve në zonën e Dhërmiut.

Advertisements

Dyshimet e para të grupit hetues, se ishin përballë një ngjarje kriminale, u ngritën edhe më fort pasi në dhomën ku pushonte recepsionisti Eraldo Nevruzi, u gjetën gjurmë gjaku.

Advertisements

Po kështu shenja të tilla, u gjendën edhe në korridorin që të çon për në dhomë.

Por ndërsa konstatuan çrregulltësinë e dhomës ku recepsionisti pushonte, ai që do të mungonte ishte pikërisht trupi i tij.

Advertisements

Por jo vetëm, por edhe vetë autori i dyshuar i kësaj ngjarje. Një nga pronarët e hotelit, 43 vjeçari, Geraldo Shehu.

Ku nga verifikimet e para, u arrit në konkluzionin se autori i mundshëm i kësaj ngjarje, në të njëjtën ditë, ishte larguar nga Shqipëria në rrugë tokësore, drejt Greqisë.

Nga veprimet e para hetimore u arrit në përfundimin se pas ngjarjes shtetasi Geraldo Shehu, është larguar drejt Greqisë.

Ku lidhur mbi ngjarjen janë shoqëruar dhe marrë në pyetje 29 persona dhe se deri më tani, dyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë kriminale.

Por ajo që dyshohej se deri në këtë moment ishte një ngjarje kriminale, më tej rezultoi të jetë më horror se kaq.

Dhe me më shumë bashkëpunëtorë, se sa mendohej në fillim.

Të cilët ishin munduar të fshihnin të vërtetën, por mesa duket jo për shumë kohë.

Fshehje dhe bashkëpunim, të cilin ata e justifikuan me faktin që ishin kërcënuar me armë nga autori i krimit, që ishte një nga pronarët e tyre në hotel.

Dhe se do të kishin të njëjtin fat të keq si kolegu i tyre nëse do hapnin gojë.

Autori i krimit në këtë mënyë po përpiqej t’i jepte kohës vetes jo thjesht të largohej nga vendi i krimit dhe të fshihte kufomën, por edhe të arratisej nga Shqipëria, me qëllim për të humbur gjurmët, drekjt Anglisë.

Por që dorëzimi përpara grupit hetues i bashkëpunëtorëve të tij të heshtur, pjesëmarrës në fshehjen e krimit dhe të kufomës, si dhe pamjet filmike të siguruara nga hoteli, do të zbërthenin jo vetëm mekanizmin se si kishte ndodhur vrasja, por edhe itinerarin që më pas kishte ndjekur autori për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

I cili del se brenda mbrëmjes së datës 6 Qershor, fill pas krimit, ishte larguar drejt Sarandës.

Dhe nga aty, ishte drejtuar për në pikën kufitare të Qafë Botës, duke kaluar për në shtetin grek.

Aty ku plani i tij ishte që pasi të kalonte në Igumenicë, të merrte tragetin për në ishullin e Korfuzit.

Dhe më tej avionin, në drejtim të Barcelonës, ku kishte rezervuar një biletë.

Një orvatje e tij, me siguri për të humbur gjurmët ose për të sorollatur policinë e dy vendeve që tashmë ishin vënë në ndjekje të tij.

Por duket se ky plan i tij për t’i shpëtuar sa më gjatë ndjekjes policore, nuk funksionoi deri në fund, kjo edhe falë bashkëpunimit në kohë të shpejtë të dy policive respektive, të vendeve fiqnje.

Menjëherë pas vrasjes që kreu, autori Gerald Shehu përdori Pikën Kufitare të Qafë Botës, me qëllim për të kaluar drejt Greqisë.

Aty nga ku mendohet se ai ka shkuar fillimisht në Igumenicë dhe më pas me traget drejt Korfuzit.

Nga ku më tej plani i tij ishte të shfrytëzonte aeroportin e ishullit për të udhëtuar drejt Spanjës.

Por siç thamë ky ishte fundi i tij i arratisë.

Udhëtim i cili mesa duket në vazhdim do vazhdojë i gjatë drejt qelisë.

Pasi Gerald Shehu u ndalua vetëm dy ditë pas krimit, në aeroportin e Korfuzit.

Aty ku ishte në pritje të udhëtimit, këtë herë jo drejt Britanisë së Madhe ku jetonte, por Spanjës.

Por ndërsa policia bëri të mundur arrestimin e tij, ai që vazhdonte të mos gjendej, ishte trupi i viktimës, Eraldo Nevruzi.

Ndërsa dy punonjës të hotelit ku ndodhi skena makabre, tashmë të ndaluar nga policia, dhanë dëshminë e tyre se si nën kërcënimin e armës, pronari i hotelit, Gerald Shehu, i detyroi të paketonin atë mbrëmje trupin e kolegut të tyre, pasi ai e kishte qëlluar me dy plumba në kokë.

Daniel Qosja dhe David Larti, rrëfyen se vrasja ndodhi në shkallët e hotelit.

Dhe shkak ishte bërë një konflikt midis autorit dhe viktimës.

Por pa ditur se cili ishte motivi i vërtetë i kësaj përplasje që çoi në ekzekutimin e recepsionistit.

Ndërkohë që detajet që ata rrëfyen më tej, treguan për një mendje të sëmurë të autorit të krimit.

Që i detyroi jo vetëm të ishin pjesëmarrës në fshehjen e trupit por edhe të dokumenteve të viktimës. Të cilat i dogjën në furrën e picave.

Geraldi e vrau Eraldon tek shkallët e hotelit pas një konflikti që pati me të.

Ne më pas i dhamë një qese mbeturinash për të fshehur trupin, dhe më tej e ndihmuam për ta transportuar deri te makina. Ndërsa dokumentet dhe rrobat ia dogjëm në furrën e picave. Të gjithë këto veprime në i bëmë në kërcënimin e armës.

Por ndërsa dhanë këtë dëshmi për grupin hetues, pa ditur se ku ndodhej në të vërtetë trupi i atij që deri pak orë më parë ishte kolegu i tyre.

You may also like