“E do Gjestin Eglin apo nuk e do?” Kjo është dilema dhe pyetja që qarkullon më së shumti brenda shtëpisë së Big Brother Vip, jashtë saj, por edhe në kokën e banores.
Advertisements
Marrëdhënia e tyre është kthyer në një lojë fjalësh, kjo dhe me kontributin e të dyve, si Gjestit po ashtu dhe Eglit.
Advertisements
Nga njëra anë këngëtari i thotë “nuk kam ndjenja për ty” e nga ana tjetër shkon dhe i afrohet! Mos flasim pastaj për Eglin, e cila njëherë largohet e njëherë afrohet! Kjo situatë ka shkaktuar jo pak konfuzion si te banorët, por edhe të ndjekësit.
Së fundmi, ka qenë Gerta ajo e cila ia ka thënë Eglit që Gjesti nuk ka ndjenja për të dhe kjo është e dukshme. Por, ajo ka vendosur që t’i besojë intuitës së saj duke thënë që “mendoj që ka ndjenja për mua” dhe se këndvështrimi i moderatores është i një lojtareje.
Pjesë nga biseda:
Egli: Ai nuk e nxjerr nga goja, unë mbase po e vendos në presion.
Gerta: Shiko Egli ai duket që nuk të do. Ai duket që nuk ka ndjenja për ty. Një çun që ka ndjenja duket.
Egli: Ok. Ti je lojtare këtu brenda dhe e gjykon si të duash ti. Unë mendoj që ka . Mendoj unë, ka mendoj që ka diçka aty. Edhe ndonjë fjalë që ma ka thënë.
Gerta: Ai gjatë gjithë kohës ai e ka thënë që nuk kam.
Egli: Nuk jam keq për partner.