Ernest Muçi ka shënuar sërish për Besiktas. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare tundi rrjetën në sekondat e fundit të pjesës së parë, ndërsa Besiktas po përballet me Kasimpasa.
Advertisements
Arthur Masuaku jep një krosim të gjatë nga krahu i majtë i fushës, ndërsa 23-vjeçari i shkëputet bukur mbrojtësit duke finalizuar në mënyrë perfekte aksionin për të dërguar topin në rrjetë.
Advertisements
Besiktas mbylli në avantazh 1-0 falë golit të ish-sulmuesit të Tiranës, ndërsa teksa po luhet pjesa e dytë skuadra mike ka përmbysur në 1-3 shifrat.
Kjo pasi kujtojmë se Muçi nuk e nisi mirë sezonin, por tashmë gjërat po ndryshojnë në favor të tij. Tashmë pritet të shihet nëse Silvinjo do t’i japë shansin e merituar sulmuesit për të treguar veten në Kombëtare pasi është injoruar në skemat e brazilianit te kuqezinjtë.
Advertisements
Muçi po gëzon një formë mjaft të mirë kohëve të fundit, ndërsa sot është preferuar titullar. Ky gol vjen pas atij me Galatasaray-n dhe tifozët që e festuan si të çmendur, tregojnë se dhe po ndryshojnë mendje për të.
Ernest Muçi bu sezon tüm kulvarlarda:
3 Gol 3 Asist 🔥pic.twitter.com/xR7YnEd511
— Magazin Beşiktaş (@MagazinBesiktas) November 2, 2024