“Gjarprit iu pre koka”/ Berisha:Rama heq dhe vë fotografitë me Aleksis dhe Xhorxh Soros, pas 11 Majit do ekstradohet…

Kryetari i Partisë Demokratike u ndal gjatë fjalës së tij në konferencën për media te zgjedhjet e 11 Majit, dosja “McGonigal”, dhe marrëdhënia e kryeministrit Rama me Xhorxh Soros. Lidhur me këtë të fundit Berisha shprehet se “gjarprit ju pre koka”. Kreu i PD-së thotë se kryeministri Rama gjendet në situatë të vështirë, teksa heq edhe vë fotot me Aleksis Soros dhe Xhorxh Soros, ndërsa shton me ironi se pas 11 Majit kryeministri do ektradohet në SHBA.

Advertisements

Pjesë nga fjala e Berishës:

Advertisements

Unë nuk kam një projekt që të udhëtoj para 11 majit drejt SHBA.
Por, siç e keni parë ju, ato ndryshime epokale në SHBA flasin vetë, nuk ka nevojë t’i komentojë Sali Berisha.
Gjarprit iu pre koka.

Edi Rama heq dhe vë fotografitë, bën ‘ëoke culture’ me fotot e Aleksis Soros dhe Xhorxh Soros.
Dosja McGonigal ka filluar të ecë, është në këmbë.

Dy gjëra mund t’u them, në rast se unë nuk kam në plan një vizitë në SHBA, unë u garantoj se Edi Rama do ekstradohet pas 11 majit në SHBA.
Atë e pret ekstradimi. Ose pastaj do vijnë të gjykohen këtu, një gjyq i përbashkët.
Por më shumë të shkojë atje ku ka kryer krimin!