Gjenden mbetje kockore në një gropë qymyri në Shkodër, dyshohet se i përkasin…

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:45 në Shkodër, ku në një gropë për djegie qymyri janë gjetur mbetjet kockore. Dyshohet se mbetjet kockore i përkasin shtetasit Q.L, 67 vjeç, i cili dyhsohet të ketë rrëshqitur mbrëmë në gropë, teksa aty po digjej qymyr.

Advertisements

Shkodër/Informacion paraprak/ Rreth orës 22:45, në një gropë të improvizuar për djegie të qymyrit, në fshatin Vilzë, janë gjetur mbetje kockore të djegura, të cilat dyshohet se përkasin shtetasit Q. L., 67 vjeç. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 67-vjeçari ka rrëshqitur aksidentalisht në gropë, gjatë mbrëmjes së djeshme, teksa aty po digjej qymyr.

Advertisements

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.