Gjendet e pajetë një grua në plazhin e Durrësit, çfarë dyshohet

by editor

Është gjendur në plazhin e Durrësit trupi i pajetë i një 53-vjeçares, A.L. Mësohet se kufoma është pikasur nga një kalimtar i rastit në zonën e sektorit Iliria.

Advertisements

Trupi i saj është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit për autopsi. Sipas bluve, gruaja është mbytur aksidentalisht në plazhin e Durrësit.

Advertisements

Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 11:20, në lagjen nr .13, është gjetur në det, trupi i pajetë i shtetases A. L., 53 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det. Nga këqyrja paraprake e trupit të 53-vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

You may also like