Gjendet i pajetë 55-vjeçari, dyshohet se është vetëvrarë

Grupi hetimor po shkon në vendgjarje për sqarimin e rrethanave

Advertisements

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në fshatin Porav të Pukës, ku një 55 vjeçar i ka dhënë jetën duke u vetëvrarë me armë zjarri.

Advertisements

Bëhet me dije se shtetasi L. N., 55 vjeç, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë, në banesën e tij.

“Më datë 28.02.2024, rreth orës 13:30, në fshatin Porav, shtetasi L. N., 55 vjeç, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë, në banesën e tij.

Grupi hetimor po shkon në vendgjarje për sqarimin e rrethanave të vetëvrasjes”, njofton policia.