Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur ditën e premte në Skenderaj të Kosovës.
Advertisements
Siç njofton policia, një person ka kërkuar një ekip mjekësor që të shkojë në shtëpinë e tij, dhe t’i jepte ndihmë djalit të tij pasi ishte i sëmurë.
Advertisements
Më pas, siç thuhet në njoftim, ekipi mjekësor ka shkuar prapë në shtëpinë ku ishte duke qëndruar viktima, ku i kanë dhënë një qetësues, por gjendja i është përkeqësuar më pas dhe ka ndërruar jetë rreth orës 09:50.
“Ekipi i mjekësisë ligjore e kanë marrë viktimën dhe e dërgojnë ne institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, njofton Policia.