Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Gjilan-Kamenicë, ku një person u gjet pa shenja jete, në një skaj të rrugës.
Advertisements
Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ndërsa tashmë kanë nisur hetimet nga Policia, raporton Gazeta Sinjali.
Advertisements
Posa rasti është denoncuar, në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale, u konstatua se viktima ka ndërruar jetë.
Në anën tjetër, Policia ka marrë informacionet e para lidhur me rastin dhe sipas hetimeve fillestare, viktima nuk kishte ndonjë shenjë dhune.
Advertisements
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.