Gjendet i vdekur një person në Pogradec, çfarë dyshohet

by editor

Një person është gjetur pa shenja këtë të mërkurë në lagjen 1 të qytetit të Pogradecit. Mësdohet se viktima është shtetasi me inicialet E.P, rreth 60 vjeç dhe jetonte në banesë i vetëm pranë Unazës së qytetit.

Dyshohet se ai ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale pasi vuante nga zemra. Gjithashtu, 60-vjeçari njihej në qytet edhe si konsumues i rregullt i alkoolit.

Advertisements

Policia po punon për rrethanat e ngjarjes ndërsa trupi ndodhet në morg për ekspertizën mjeko-ligjore që do të përcaktojë edhe shkakun e vdekjes.

You may also like